Sport

Edon Zhegrova pasi shënoi gol të bukur festoi si Ronaldo e Mbappe (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 01 December 2019

Edon Zhegrova ishte protagonisti kryesor në fitoren e lartë të Baselit 3-0 ndaj Young Boysit, shkruan Gazeta inFokus.

Asi kosovari në këtë takim arriti të shënoj një super gol dhe të asistoj.

Asitin Zhegrova e dhuroi në minutën e gjashtë pas një depërtimi fantastik, kurse golin e shënoj në minutën e 48’, ku pas një shmangi lojtarin e Young Boysit, Zhegrova plasoi topin në rrjetë më një të majtë të fuqishme.

-Advertisement-

Pas realizoi gol ylli kombëtares së Kosovës festoi si Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe, duke bërë me gishta kah vetja.

Më poshtë keni golin dhe festimin e golit nga talenti prishtinas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera