Sport

Edon Zhegrova largohet nga Basel!? Klube nga Ligue 1 dhe Premier Liga të interesuara për kosovarin

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 13 January 2022

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të vazhdojë karrierën në Francë.

Sipas “Blick”,  Zhegrova është gati të largohet për në Ligue 1.

“OSC Lille është në pozicion për të marrë shërbimet e tij, ndërsa Lyon dhe klube nga kampionati anglez po ashtu thuhet se kanë vënë në shenjë këmbë majtin”, shkruan media zvicerane.

-Advertisement-

“Shpërblimi është fitimprurës jashtë vendit. Baseli gjithashtu mund të fërkojë duart. Kontrata e Zhegrovës është deri në qershor të vitit 2023 dhe tarifa e transferimit mund të jetë nga pesë deri në tetë milionë franga.

Një shumë që kampionët në fuqi të Francës mund ta mbledhin lehtësisht”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

Zhegrova ka qenë i përfshirë në 28 gola në 74 ndeshje për Baselin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera