Sport

Edon Zhegrova i bën surprizë tifozes me aftësi të kufizuara

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 03 August 2020

Edon Zhegrova është rikthyer në Kosovë për pushime verore.

As pandemia COVID-19 nuk e ka ndalur futbollistin e Kosovës të vie në vendlindjen e prindërve për pushime, raporton “Zeri.info”.

Me të ardhur në Kosovë, ylli i Genkut ia ka bërë një befasi një tifoze së tij.

-Advertisement-

Ai e ka takuar Arditën, një tifoze e flaktë e tij, e cila është me aftësi të kufizuara.

“Surprizë për Arditën”, ka shkruar Zhegrova në “Instagram”.

Ndryshe, pas largimit nga Baseli, Zhegrova është rikthyer te klubi elitar belg, Genk.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera