Sport

Edon Zhegova shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 11 December 2019

Pas një starti jo të mirë me skuadrën e Baselit, Edon Zhegrova më ne fund është rikthyer në formën e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Asi kosovar pas një kohe të gjatë ka arritur ta fitoj besimin e trajnerit të tij.

E këtë besim Zhegrova e ka shpërblyer me paraqitje fantastike.

-Advertisement-

Prishtinasi gjatë muajit nëntor ka qenë nder lojtarët kryesor të Badelit, duke realizuar edhe gol e duke bërë edhe asistime.

Për përformancat e mira 20 vjeçari është shpërblyer.

Ai është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit nëntor në elitën e futbollit zviceran.

Zhegrova gjatë këtij muaji më paraqitjet e tij e ka ndihmuar Baselin të arrijë fitore të rëndësishme në kampionat./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera