Sport

Edmond Azemi tregon për borxhin e madh të klubit ndaj basketbollistëve

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 01 June 2020

Pandemia ka goditur jo pak klubet sportive në vend, megjithëse problemet me financa kanë qenë evidente ndër vite.

Klubi i Basketbollit “Prishtina” është prekur gjithashtu nga kjo situatë, teksa për vështirësitë financiare ka folur edhe kapiteni i kësaj skuadre, Edmond Azemi, shkruan Gazetasheshi.com.

“Edo” ka konfirmuar që klubi u ka borxh basketbollistëve plot pesë paga, por shpreson që ato do t’i marrin së shpejti.

-Advertisement-

”Po ne e kemi ditur që kemi me pas vështirësi qysh në fillim të stinorit për shkak të disa borxheve të vjetra të klubit, por kemi vazhduar ushtrimet dhe ndeshjet dhe mund të them se jemi gjendur mirë. Sa ju përket pagave, klubi pas pandemisë na ka borxh ashtu sikurse edhe klubet tjera dy paga, por edhe para pandemisë poashtu 2-3 paga, po as personalisht për vete. Por besoj që klubi do të na përgjigjet, sepse unë si kapiten që jam aty për vite të tëra nuk do të isha në gjendje ta dërgoj klubin në BAT dhe besoj se obligimet do të na kryhen”, tha kapiteni i Prishtinës në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.

Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e radhës - Bota Sot

Edicioni 2019/20 do të mbahet mend gjatë nga kryeqytetasit të cilët mbetën pa asnjë titull.

“Final 8” e fitoi Peja, ndërkohë titullin e kampionit “COVID-19” që e anuloi ligën dhe pamundësoi shpalljen e një ekipi kampion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera