Lajme

Kështu shiten batanijet e dërguara nga Kosova për ndihmë në Shqipëri (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 28 November 2019

Ndihmat që po dërgohen nga qytetarët tanë për të prekurit nga tërmeti ka disa zëra që po keqpërdoren.

Madje  rrjeteve sociale, është bërë apel që të mos keqpërdoren ndihmat të cilat janë destinuar për banorët në Shqipëri.

Madje, në lutjet që iu drejtohen personave që po dërgojnë ndihma apelohet që ndihmat duhet t’iu shpërndahen në duar banorëve.

-Advertisement-

E një video që e publikoi reperi Capital T, dëgjohet një qytetare teksa shet për 5 euro batanien e dërguar për ndihma.

Ndërkohë, vetë reperi i cili ishte i pranishëm që nga mbrëmë në terrenin ku njerëzit kanë nevojë për ndima në Shqipëri, ka treguar se nuk ka më nevojë për ndihma materiale, pasi ato po keqpërdoren kur po lihen nëpër depot.

Ndërsa ata që duan mund të shkojnë të dhurojnë personalisht direkt njerëzve që kanë nevojë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera