Edita Tahiri vizitë në Berlin, bisedon për “programin e tolerancës”(Foto)
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 17 June 2017
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, po qëndron në Berlin ku mori pjesë në shënimin e njëzetë e pesë vjetorit të “Programit për tolerancë” të themeluar nga Fondacioni gjerman Friedrich Neuman dhe organizata amerikano-hebreje American Jewish Committee. Udhëheqësit e këtij programi Rainer Adam dhe Rabin Andrew Baker në fjalën e tyre vlerësuan punën e devotshme të këtij programi ndërsa theksuan se promovimi i tolerancës është një proces i domosdoshëm në kohën kur intoleranca dhe dukuria e fanatizmave është në rritje anë e mbanë botës.
Në Seminarin që iu kushtua këtij përvjetori, me temën “Përballja me fanatizmin dhe intolerancën përballë populizmit në rritje”, ministrja Edita Tahiri mbajti një fjalim së bashku me kolegët e saj nga Programi për Tolerancë, Cristian David, ish-ministër i Brendshëm i Rumanisë, Roman Jakic, ish-ministër i Mbrojtjes i Sllovenisë dhe Tinatin Khidasheli, ish-ministre e Mbrojtjes e Gjeorgjisë.
Në fjalimin e saj ministrja Tahiri theksoi se promovimi i tolerancës është një nga misionet më të rëndësishme në kohën kur vlerat e demokracisë liberale janë duke u sfiduar seriozisht madje edhe vet rendi liberal demokratik në botë është në rrezik. Ne vendet që dolëm nga sistemi komunistë jemi dëshmitar të formave më të vrazhda të shtypjes dhe jotolerancës deri në mohim të mendimit politik, prandaj ne mundemi dhe duhet të jemi promotorë të fuqishëm të tolerancës mbi parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit si një gurthemel i demokracisë, tha ajo.
Ministrja Tahiri po ashtu foli për përvojat e saj nga Programi për Tolerancë pjesë e të cilit ishte në vitin 2003, e propozuar nga Zyra e Fondacionit Frierdich Neuman në Kosovë. Ajo theksoi se ka qenë e privilegjuar të marrë pjesë në këtë program, ndërsa ka përfituar shumë nga ai në një kohë kur ajo vet po kalonte nëpër një periudhë tranzicioni nga një luftëtare e lirisë në një paqëkrijuese. “Programi për tolerancë më erdhi në një kohë shumë të veçantë për mua. Ishte viti 2003, vetëm pak vite që kur kishte përfunduar lufta në Kosovë. Në atë kohë kur ne po kalonim dhembjet e thella të luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë, një program i tillë më dha mundësitë të njihem dhe reflektoj me përvojat e të tjerëve në takimet që i realizuam gjatë atij viti në rajon dhe në SHBA. Mund t’ju them se ky program më dha një forcë shtesë në përpjekjet e mia për proceset e shtetndërtimit dhe paqëndërtimit në shtetin tonë të ri Kosovën por edhe në mbarë rajonin” tha ajo.
Ajo më tej potencoi se modeli i bashkëpunimit gjermano-hebrenj, që është themeli i këtij programi, ka shërbyer për të si një inspirim i veçantë për paqe dhe fqinjësi të mirë me vendet e rajonit, duke treguar me këtë rast se ajo tashmë është pjesë misioneve për paqe e tolerancë, ndër tjerash tash dhjetë vjet si kryetare dhe një prej themelueseve të Lobit rajonal të grave të Evropës Juglindore për paqe, siguri dhe drejtësi si dhe tash gjashtë vjet është Kryenegociatore e Kosovës në dialogun për fqinjësi me shtetin e Serbisë që dikur ishte okupatore e Kosovës, të ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA-të.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...