Lajme

Edita Tahiri: U desht të ndodhte diçka e rrezikshme që Kurti e Osmani të shohin rëndësinë e SHBA-ve!

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 29 September 2023

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka folur në lidhje me deklaratën e dhënë nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, se Draftin e Asociacionit duhet ta përgatitin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tahiri e ka cilësuar si veprim të duhur të kryeministrit Kurti bashkëpunimin me SHBA-të për zbatimin e Asociacionit, pasi siç ajo shprehet kjo është një deklaratë e kryeminsitrit dhe jo presidentes Osmani.

Ajo potencon se ‘u desht të ndodhë diçka e rrezikshme’ që kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani ta shohin rëndësinë e SHBA-ve.

-Advertisement-

“E pashë deklaratën e Kurtit, sepse Osmani ka mbyllyr gojën qysh se ka filluar ky dialog i Kurtit me Vuciqin. Me gjasë prej frikës se do ta humbë postin duke qenë se Kurti e dominon me pushtet politik, numrin e deputetëve ne parlament, ndërsa Osmani ka pak deputetë. Sido që të jetë, tashmë po shihet se Kurti ‘mori mend’, madje edhe në ngjarjet e fundit në veri ai e kishte plotë gojën koordinim të policisë me KFOR-n gjë të cilën nuk e bënte, madje dhe tallej në parlament duke pyetur me koordinim apo pa koordinim. Bashkëpunimi i Kurtit me SHBA-në për zbatimin e Asociacionit është një veprim i duhur, meqenëse Amerikën e kemi aleat strategjik, por këtë nuk e shihte Kurti, u këndellë pas sulmit hegjemon të Serbisë së terroristëve. Pra, u deshtë të ndodh diçka e rrezikshme që Kurti dhe Osmani ta shohin rëndësinë e SHBA-ve në të gjitha proceset te rëndësishme dhe të rrezikshme për Kosovën”, deklaroi Tahiri për “Gazeta Blic”

Tahiri shtoi se bashkëpunimi i udhëheqjes së Kosovës me SHBA-të ka qenë qenësor në të gjitha proceset jetike për Kosovën, ndërsa për kryeministrin Kurti tha se i njëjti që nga hyrja në politikë dhe tani si kryeminsitër është kundër SHBA-ve.

Tahiri pati edhe një porosi për kryeministrin Kurti në lidhje me Asociacionin.

Ajo tha se Asociaiconi duhet të jetë pa kompetenca ekzekutive, pa nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë, në pajtim të plotë me Kushtetutën dhe Rekomandimet e Gjykatës kushtetuese.

“Kam deklaruar shumë herë se bashkëpunimi i udhëheqjes së Kosovës me SHBA ka qenë qenësor në të gjitha proceset jetike për Kosovën si në Konferencën e Rambujes, në dialogun e Brukselit dhe më herët në bisedimet e Vjenës. Nga të gjitha këto procese kemi dalë të fituar. Por Kurti ishte kundër Amerikës që nga fillimi i hyrjes në politikë dhe vazhdon edhe tash si Kryeministër. Pyetja është se kah e ka të kthyer busollën? Derisa jemi te çështje e Asociacionit, porosia ime për Kurtin është që Asociacioni duhet të jetë pa kompetenca ekzekutive dhe pa nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë, në pajtim të plot me Kushtetutën e Kosovës dhe me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese mbi të cilat duhet të hartohet statuti i Asociacionit”, tha Tahiri.

Ish-kryenegociatorja Tahiri dha edhe disa detaje të panjohura më parë për publikun, rreth Marrëveshjes së Asociacionit të vitit 2015.

Ajo theksoi se në kohën kur ishte kryenegociatorja arriti ta rihapte për negocim këtë Marrëveshje, nga ku pas një pune intensive qershor-gusht 2015 me bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-të arritën ta ‘pastronin’ nga çdo kompetencë ekzekutive.

“Për dijeninë tuaj Marrëveshjen për Asociacionit të vitit 2015 e kemi punuar dhe arritur së bashku me SHBA-në si dhe letrën e Mogherinit me të cilën garantonte se për BE-në Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe as nivel të tretë të qeverisjes.Me kërkesën time si kryenegociatore dhe falë gatishmërisë së Qeverisë amerikane kemi arritur të rihapim për rinegocim marrëveshjen e Asociacionit të qershorit 2015 që kishte elemente të papranueshme për neve, të cilën Mogherini ishte ngutur ta shpallte se gjoja se ishte arrit marrëveshja duke injoruar mospajtimet e palës së Kosovës, në negociata mes Mustafës dhe Vuciqit. Rihapjen e marrëveshjes për rinegocim dhe letrën e Mogherimin e kam inciuar unë si kryenegociatore me kërkesën time drejtuar Qeverisë amerikane që të intervenojnë te Mogherini së ta tërheq marrëveshjen e shpalluu dhe ta nënshkruaj letrën”.

“Intervenimi amerikan mundësoi që rrjedha e dialogut për Asociacin u kthye në favorin tonë. Si rezultat Mogherini tërhoqi Marrëveshjen dhe u rihapë negociatat për ta  pastruar ate marrëveshje nga kompetencat ekzekutive. Gjatë tërë verës së 2015 prej qershorit deri në 25 gusht 2015 kam vazhduan negociatat nga distanca me BE-në, dhe me palën serbe me ndërmjetësimin e SHBA-ve. Unë nga zyra ime në qeveri, dhe në zyrë kisha nga pala amerikane zëvendës ambasadoren amerikane Jeniffer Bachus, e cila ndërmjetësonte negociatat ndërsa për BE-në negocionte Ana Maria Boura e cila qëndronte në Beograd dhe negocionte me Vuciqin. Me 23 gusht arritëm marrëveshjen të pastruar nga cdo kompetencë ekzekutive. Të njëjtën ditë vonë e shkrova draft tekstin e letrës me përmbatje “ per BE-në asciciacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes në Kosovë, ia dërgova Mogherinit me email me kërkesë që për ta nënshkruar. Të nesërmen ma ktheu letrën e nënshkruar që erdhi në emailin tim me 24 gusht 2015. Pas marrjes kësaj letre vendosëm që të tre Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe unë që të nisemi menjëherë në Bruksel. Po iu jap këto informata tani që t’i shërbej kësaj qeverie si përvojë për betejat e ashpra negociatore dhe për ate se si fitohen negociatat ndaj Serbisë armike”, deklaroi Tahiri për “Gazeta Blic”

Në fund ish-kryenegociatroja Tahiri pati edhe një porosi për kryeminsitrin Kurti.

“Në fund dëshiroj të jap një porosi për Kurtin se Asociacioni nuk duhet pranuar pa njohjen de jure nga Serbia, sepse në të kundërtën Kurti prap do ta dështoj Kosovën ashtu siç bëri me arritjen e marrëveshjes bazë pa njohje reciproke në shkurt të këtij viti” deklaroi Tahiri në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera