Edita Tahiri: Qeveria Kurti nuk po merret fare me Asociacionin sepse e ka bërë kauzë

Autori: Gazeta inFokus
07:43 | 02 February 2023
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se nuk e ka lexuar draft statutin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të publikuar nga organizata gjermane FES, Friedrich-Ebert-Stiftung, pasi sipas saj, problemi kryesor aktualisht lidhet me Qeverinë.Ish-kryenegociatore e Kosovës në bisedimet me Serbinë u shpreh se qeveria Kurti, duke qenë se e ka bërë kauzë Asociacionin, “tashmë nuk merret fare me këtë çështje.”
Siç u shpreh Tahiri, të gjithë në Kosovë po presin tashmë që qeveria dhe vetë Albin Kurti të flasë.
“Nuk e kam shikuar. Jam marrë me këtë proces në kohën e Brukselit kur isha negociatore. Kemi një problem politik në Kosovë që lidhet me qeverinë e Kosovës e cila, duke qenë se e ka bërë kauzë këtë temë, e ka kundërshtuar, i ka premtuar elektoratit që nuk do ta pranojë dhe tani nuk merret fare. Debati tashmë ka mbetur te zërat dhe të ata që nuk kanë mandat. Mandati i Asociacionin si detyrim ndërkombëtar është i qeverisë. Të gjithë po presim që të flasë,” u shpreh Edita Tahiri, shkruan a2cnn.
Po ashtu, sipas ish-kryenegociatores në bisedimet me Serbinë qeveria e Kosovës po “luan” aktualisht në mbrojtje dhe siç u shpreh ajo, në negociata kur qëndron në mbrojtje, je humbës.“Nuk e dëgjuam fare qeverinë të merrej me planin franko-gjerman që ka mungesë të njohjes reciproke sepse është e kurthuar nga kjo temë e Asociacionit. Nuk po mund ta shtyjë përpara këtë plan. Njohja reciproke është marrëveshja finale që pritet.”
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Leposaviq: Vetura me ngasës serb hyn në Kosovë duke shmangur pikëkalimin e rregulltë kufitar
Në Leposaviq është ndaluar një veturë me targa të huaja me ngasës serb, pasi ...
-
Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume
Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovo...
-
Ferizaj: E sulmoi policen, arrestohet një grua
Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrta...
-
Arrestohet gjilanasi, e shantazhonte një grua për publikimin e videove intime
Një grua ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete...
-
Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, iu vodh çanta me rreth 2 mijë euro në të
Është grabitur një punëtor i një postë të shpejtë në Pejë, i cili ka raportua...
-
4 miliardë e 729 milionë, vlera e kredive nëpër banka
4 miliardë e 729.6 milionë është vlera e kredive të kosovarëve nëpër bankat k...
-
Incidenti i së martës në Rahovec: Vdes njëri nga dy të plagosurit
Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zj...
-
Subvencionimi për pajisje efiçiente për ngrohje, detaje se si mund të aplikojnë qytetarët
Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike...
-
Muharremi ironizon LVV-në për njoftimin e subvencionimeve: Paska ba pare LVV pasi që po shpërndanë subvencione
Njohësi i çështjeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka kritikuat partinë në pus...
-
Rruga “Tahir Zajmi” në Prishtinë bëhet me ndriçim publik
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se rruga “T...
-
Të shtunën fillon stina e vjeshtës, IHMK tregon çfarë moti do të mbajë në fundjavë
Të shtunën fillon stina e vjeshtës në orën 08:50 min, por kjo ditë sipas Inst...
-
Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetizolim
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nxit krerët shtetërorë në Kosovë q...