Lajme

Edita Tahiri: Nuk duhet të harrojmë kurrë se sa e shtrenjtë ishte liria e jonë

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 15 January 2022

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se masakra e Reçakut e ka përcaktuar vendosmërinë e aleatëve perëndimor për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Ajo ka thënë se masakra e Reçakut ka qenë ndër ngjarjet më të tmerrshme të gjenocidit serb kundër shqiptarëve.

“Sot 23 vjet nga masakra e Reçakut, një nga ngjarjet më të tmerrshme të gjenocidit serb kundër shqiptarëve. Ishte kjo ngjarje që përcaktoi vendosmërinë e aleatëve perëndimor në krye me SHBA-në për ti dhënë fund luftës në Kosovë, përmes Konferencës së Paqes së Rambujes dhe bombardimit të Serbisë nga NATO-ja. Lavdi të rënëve për liri dhe pavarësi! Nuk duhet të harrojmë kurrë se sa e shtrenjtë ishte liria e jonë, sa shumë gjak derdhëm për ta bërë realitet ëndrrën tonë për liri”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera