Edita Tahiri: Kurti nuk i tregoi popullit çfarë u diskutua në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 27 December 2022
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se situata e krizës në veri ka mundur të evitohet, ndonëse sipas saj, çdo herë kur që u shihet fundi negociatave, zhvillohen situata të ngjashme.
Duke folur në emisionin Pressing, Tahiri ka thënë kryeministri Albin Kurti është dashur të shprehet pozitiv pro planit franko-gjerman dhe i prerë kundër Asociacionit.
”Kurti ka mundur t’i thotë BE-së, po ne parimisht kemi një qasje pozitive ndaj franko-gjerman, hiqe punën e asociacionit. Po t’i bënte Kurti të qarta këto me kohë, nuk do të vinte situata ku jemi sot”, ka deklaruar ajo në T7.
Tahiri ka thënë se Kurti nuk është treguar transparent, duke mos i informuar qytetarët për ato që janë diskutuar në Bruskel.
“Po më vjen keq, por Kurti kurrë nuk ka treguar publikisht, as neve, popullit, s’na ka treguar çfarë po flet në Bruksel”, ka vazhduar ajo.
Tahiri ka thënë se Kurti është dashur të merret vesh me BE-në në tavolinë, një mundësi që sipas saj, nuk është shfrytëzuar nga kryeministri.
“Prandaj, këtu u dashtë me e pre. Pse? Sepse VV dhe Kurti kanë ardhë në pushtet, kanë marrë të gjitha ato vota, vetëm pse janë ngritur kundër asociacionit. Është dashur t’i thuhet BE-së në tavolinë, jo rrugëve, se kjo është vijë e kuqe, prandaj të dalim diku, ku mund të gjendet vijë e përbashkët”, ka deklaruar ajo.
Tani kur situata është e tensionuar, sipas Tahirit, zgjidhja duhet të gjendet në tavolinë nëpërmjet marrëveshjeve politike në dialogun e Brukselit.
Të tjera
-
100-shi i PDK-së Mergim Lushtaku, merr përkrahje të madhe nga qytetarët: Jam mirënjohës
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lush...
-
Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e D...
-
Xhafer Gashi: Takim madhështor në Greme të Ferizajt, besimi në LDK-në po rritet
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhaf...
-
Lendita Bekteshi në Greme të Ferizajt: LDK po rikthehet fuqishëm
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Le...
-
Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Gllarevë të Klinës, pesë të lënduar
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku u përfs...
-
Musliu: Gratë e Kosovës mbështesin fuqishëm Bedri Hamzën për Kryeministër
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur mbë...
-
Shahin Dervishaj viziton bizneset lokale në Skenderaj: Gëzohem që Skenderaj po zhvillohet
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Gratë janë forca e ndryshimit për një të ardhme më të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Albana Ha...
-
Tahiri: Kjo qeveri, përveç që nuk ka ndërtuar shkolla e çerdhe, ka dështuar edhe t’i rregullojë tualetet e tyre
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik ...
-
Haradinaj tregon mesazhin që po e merr kudo në Kosovë
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj,...
-
Hamza: Nën qeverisjen time, fshatrat e Rugovës i bëjmë më atraktivë për turistët
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se në...
-
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeminis...