Lajme

Edita Tahiri i kundërpërgjigjet ashpër Aleksandar Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 22 August 2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, sot për mediat serbe ka thënë, se njëherë e ka nxjerrë jashtë nga një takimin ministren e Kosovës për dialog, Edita Tahirin, gjoja që kjo e fundit ka kërkuar të bisedojë për kërkim faljen që duhet të bëjë Serbia ndaj Kosovës.

Mirëpo, ministrja për Dialog Edita Tahiri, i tha lajmi.net se kjo deklaratë nuk është aspak e vërtetë dhe se Serbia është e njohur për politikën e rrenave.

“Serbia është e njohur që e ka politikën e rrenave, jo veç tash. Këta janë të njohur që rrenën e kanë politikë edhe bile e kanë edhe doktrinën politike që ua kanë dhënë frymëzuesit e nacionalizimit serb, rrena është politika e Serbisë”, tha ajo për lajmi.net.

-Advertisement-

Ndër tjera, Tahiri tha, se Serbia jo veç se duhet të kërkojë falje, por duhet edhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Në qoftë se me të vërtetë Serbia e Vuçiqi nuk e shikojnë çështjen e njohjes mes dy shteteve si rezultat i një lufte gjenocidale edhe Serbia obligim jo vetëm të kërkojë falje por edhe të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse ka bërë luftë dhe gjenocide në Kosovë. Pika e parë, për me tregu që ata janë të vetëdijshëm për këtë luftë dhe po merren me të kaluarën dhe po ballafaqohen është kërkim falja”, tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera