Lajme

Edita Tahiri: Koha e fundit që BE ta kushtëzoj Serbinë me sanksione ndaj Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 13 January 2023

Ish kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri ka thënë se zyrtarë të lartë të shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Serbia që t`i vendos sanksione Rusisë.

Sipas Tahiti është koha e fundit që BE-ja ta kushtëzoj Serbinë, duke ia bërë të qarte se do ta ndal integrimin e Serbisë në BE nëse nuk vendos sanksione kundër Rusisë.

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Zyrtari i lartë amerikan, Chollet kërkoi dje nga Serbia të vendos sanksione kundër Rusisë. Tash duhet edhe BE-ja ta kushtëzoj Serbinë, duke ia bërë të qarte se do ta ndalë integrimin e Serbisë në BE nëse nuk vendos sanksione kundër Rusisë. Këto dy politika të qarta amerikane dhe evropiane do t’i hapin rrugë marrëveshjes finale me njohje reciproke! Pa u shkëputur nga Rusia, Serbia do të mbetet problemi i Ballkanit!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera