Sport

Edi Reja: Shpirti që treguan lojtarët dhe fakti që luftuan deri në fund u shpërblye

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 18 November 2020

Kombëtarja e Shqipërisë mposhti Bjellorusinë më rezultat 3-2, duel ky që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘kuqezinjtë’ i shënuan, Sokol Cikalleshi, i cili arriti të realizonte dy gola dhe Rey Manaj.

Pas kësaj fitore ka folur trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, i cili ka thënë që shpirti që treguan lojtarët dhe fakti që luftuan deri në fund u shpërblye.

-Advertisement-

“Lojtarët e duan shumë kombëtaren dhe duhet t’i japim meritat e duhura, shpirti që treguan lojtarët dhe fakti që luftuan deri në fund u shpërblye.

Ishte shumë e vështirë t’i përmbanim, sepse kishin lojtarë të mirë që luanin në ajër. Momenti pozitiv ishte të gjithë lojtarët debutues që u paraqitën në këto ndeshjet e fundit dhe s’kanë eksperiencë me kombëtaren, por janë përgjigjur në menyrë të shkëlqyer”, ka deklaruar Reja për Supersport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera