Lajme

Edi Rama vë në siklet Behgjet Pacollin: Do i hedhësh ato lekë se të kemi bërë hero

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 05 December 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka vizituar Krujën e familjet e mbeldhura në Thumanë, të cilat kanë mbetur pa strehë pas tërmetit shkatërrues.

Rama, këto vizita i bëri nën shoqëinë e deputetes Eglantina Gjermeni dhe politikanit e biznesmenit nga Kosova, Behgjet Pacollit, shkruan gazeta inFokus.

Ky i fundit, pati premtuar që të jap 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti.

-Advertisement-

Mirëpo, Edi Rama e vë në siklet kur në momentin që e takon, i kërkon të dijë se kur e ka ndërmend ti japi ato.

Edi Rama: O Behgjet, ku je more do i hedhësh ato lekët apo jo..?

Behgjet Pacolli në siklet: Po, po..

Edi Rama: Hajde pra se të kemi bërë hero!./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera