Edi Rama uron Vitin e Ri: Ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar
Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 31 December 2022
Kryeminstri Edi Rama ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Përmes një video-mesazhi, Rama ka uruar që 2023-shi të jetë një kohë për paqe e me dashuri.
Kreu i qeverisë ka kërkuar ndjesë, nëse ka gabuar apo nuk ka folur siç duket, duke nënvizuar se ka bërë aq sa ka mundur.
“Sonte nuk kam një mesazh tradicional, kjo është nata e familjes suaj, miqve e të afërmve tuaj dhe mua më keni pasur thuajse çdo ditë në shtëpi. Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar, shumë ndjesë! Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur, por jo gjithçka kam dashur, të mundesha më shumë s’e kisha lënë pa bërë. Ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, të cilin inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Europën.
Kemi pasur sidoqoftë edhe ditë të mira – mes tyre edhe ditë historike, si finalja e parë europiane e futbollit në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së jashtë kufijve të Bashkimit Europian, pa harruar momentin kulmor të shumëpritur, çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Po me punët e me progresin e bërë gjatë këtij viti nuk po ju marr asnjë minutë nga mbrëmja e sotme. Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe, për dashuri e për plot të qeshura për ju, familjen dhe miqtë e të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, theksoi Rama ndër të tjera. /euronews.al/
Të tjera
-
Nga 1 janari Zvicra e ndalon “Burkën” në hapësirat publike
Zvicra do ta ndalojë mbulimin e fytyrës në hapësirat publike. Ky vendim hy...
-
Bitcoin kap shifrën e 75 mijë dollarëve pas fitores së Trump-it!
Bitcoin kaloi një rekord të ri prej 75,000 dollarësh pas lajmit për suksesin ...
-
A do ta realizojë Grenelli premtimin e bujshëm: Nëse Trumpi fiton, do ta nxjerrim Thaçin nga burgu
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte bërë ...
-
Plạgoset edhe një person në Prishtinë
Një person është plagosur sot në fshatin Drenoc të Prishtinës. Rastin e ka...
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për disa vepra penale
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë sot në Gjykatën Themelore n...
-
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës: Largimi i Atilla Kardesh nga Big Brother, fitore për shëndetin psikologjik të gruas
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, ka mirëpritur vendimin për largimin nga s...
-
Agim Bahtiri e uron Donald Trumpin, ia jep edhe një këshillë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka uruar Donal Trumpin për fitoren...
-
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Hungari
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Hungari ku do ta përfaqësojë Koso...
-
Fundi i një sage, Majlinda Lecaj i merr fëmijët e saj në kujdesje pas një beteje gjyqësore trevjeçare
Ka përfunduar procedura përmbarimore ndërmjet Majlinda Lecajt dhe Blerim Gash...
-
Nëntë të arrestuar në Serbi gjatë protestës për shembjen vdekjeprurëse të çatisë
Nëntë persona janë arrestuar pas trazirave që shpërthyen gjatë një proteste m...
-
Murati fjaloset me deputetët e PDK-së: Premtimet për zgjedhjet e 9 shkurtit i keni të pasakta
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti 3.6 miliardësh i vitit t...
-
Askush nuk e mbështeti Trump më shumë se Musk, çfarë fitoi njeri më i pasur në botë? Rritet vlera e….
Asnjë biznesmen nuk bëri më shumë për të mbështetur kandidaturën e ish-presid...