Lajme

Edi Rama tregon se a është pro “Ballkanit të Hapur” edhe pas situatës në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 27 September 2021

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sqarimin rreth deklaratës së tij në konferencën me kancelarin gjermane, Angela Merkel së është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon “Ballkanin e Hapur” por rri dhe bënë teori të konspiracioni.

Rama ka vazhduar të mbrojë idenë e tij për Ballkanin e Hapur edhe pas situatës në Veri.

Madje ai ka thënë se ka marrë shumë mesazh se a është për Ballkanin e Hapur edhe pas situatës në veri të Kosovës.

 

“.. kam pas shumë mesazhe nëpër rrjete sociale se a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i hapur me Serbinë pas këtyre tensionimeve, por tani jam edhe me bindur që Ballkani hapur është rruga jonë e përbashkët.. ka një dallimi mes nacionalizmin dhe patriotizmi. Pa dyshim që kemi një mospajtim ne Albin Kurti në këtë pikë. Marrëdhëniet tonë nuk demantohen pavarësisht që kemi një mos dakordesi. në këtë pikë”, ka thënë Rama./Gazeta Infokus

 

Të tjera