Lajme

Edi Rama tregon se a do të hiqet tarifa në Rrugën e Kombit nëse qeveria e Kosovës kërkon një gjë të tillë

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 27 September 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i prerë në pyetjen se a do të hiqet tarifa në Rrugën e Kombit nëse një gjë të tillë e kërkon qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Rama ka thënë se kjo tarifë nuk ka për t’u hequr, pasi ajo është një tarifë shërbimi, dhe tarifat e shërbimit vendet i kanë brenda përbrenda vendit të tyre.

“Atë mund ta kërkojnë, por nuk ka për t’u hequr. Ajo është një tarifë shërbimi, dhe tarifat e shërbimit vendet i kanë brenda përbrenda vendit të tyre. Patriotët që e konsiderojnë këtë hapësirën e një kombi, duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin, qofshin patriotë shqiptarë apo të Kosovës”, ka thënë Rama në ‘Top Channel’.

-Advertisement-

Heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit, qeveria e Kosovës mund ta kërkoj në mbledhjen e të dy qeverive që pritet të mbahet në muajin nëntor./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera