Lajme

Edi Rama: Tragjike vrasja e Ivanoviqit, dialogu të thellohet

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 16 January 2018

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur keqardhje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Veri të Mitrovicës mëngjesin e sotë. Ai thotë se kjo vrasje është akt që nxit urrejtje dhe tensione.
Pas vrasjes së kryetarit të iniciativës “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanovic, kanë reaguar edhe kretët shtetërorë të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur tragjedi vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa thotë se edhe pas kësaj, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe të thellohet.

“Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic;akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, ka shkruar kryeministri shqiptar në Facebook.

-Advertisement-

Mëngjesin e sotëm, Ivanoviq po shkonte në zyrën e tij, kur u sulmua nga një makinë në lëvizje. Ishin katër plumba fatalë për kreun e iniciativës qytetare SDP në Veri.

Derisa po transportohej për në spital, Ivanoviq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në sallën e operacionit ai u fut pa shenja jete.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar rreth vrasjes së tij, ndërsa në Veri të Mitrovicës është gjetur një veturë, që dyshohet të ketë qenë e dorasit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera