Lajme

Edi Rama: Të lirohen menjëherë tre policët, mbajtja e tyre në burg, lajthitje shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 23 June 2023
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë se mbajtja e policëve në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme.

“Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme ndërsa përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e një shteti tjetër, duke ngritur zërin për arrestimet në veri nga forcat policore të Kosovës është shqetësuese sepse shtetet demorkatike nuk i përgigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara të të drejtave të bashkëkombasve të një shteti tjetër. Nëse serbia ka pretendime për arrestime arbitrare në veri të Kosovës, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë ne Serbi por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia që duhet normalizuar, që është marrëveshja që duhet finalizuar.“, tha Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera