Lajme

Edi Rama takon Elon Musk në Romë, kryeministri i flet pandërprerë

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 16 December 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në profilin e tij në “facebook” një video të takimit të tij me Elon Musk në Romë. Rama në video shihet teksa flet gjatë gjithë kohës, derisa Musk duket se aprovon përmes lëvizjes së kokës secilën fjalë që nxjerr nga goja kryeministri i Shqipërisë.

“Me Mister X në Romë”, ka shkruar Rama për takimin me miliarderin amerikan që ka në pronësi ish-Twitterin tashmë të njohur tashmë si platforma “X”.

-Advertisement-

Elon Musk po merr pjesë në një festival politik konservator në Romë të organizuar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Përveç miliarderit të teknologjisë dhe kryeministrit Edi Rama, atje po merr pjesë edhe kryeminstri britanik Rishi Sunak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera