Lajme

Edi Rama shpërndan mesazhin që i ka dërguar një shqiptar që jeton në Firenze

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 16 March 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, një mesazh që i ka ardhur nga një shqiptar në Firenze në Itali në lidhje me pagesën e energjisë elektrike.

Siç thuhet në mesazhin e qytetarit, totali i pagesës është mbi 600 Euro në një kohë ku jeton një një apartament të thjeshtë me qira dhe rroga është thjesht 1,500 euro.

“E kotë të luftosh në Facebook me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë, ca janë të futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim.

-Advertisement-

“Po ju nis faturën e familjes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qera këtu me një nga ato rrogat 1,500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë”, këto janë fjalët që janë shkruar për Ramën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera