Lajme

Edi Rama shkarkon zëvendësministrin e Mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 06 July 2017

Vijnë shkarkimet e para pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme, zëvendësministrin e Mbrojtjes, Idlir Peçi.

Në vendimin e kryeministrit Rama që mban datën 3 korrik 2017, thuhet se lirimi nga detyra i zv/ministrit Peçi është bërë sipas ligjit “për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, por pa shpjeguar arsyet e kësaj lëvizje.

Vendimi i plotë:

VENDIM Nr. 481, datë 3.7.2017 PËR LIRIM NGA DETYRA

-Advertisement-

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit,

Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera