Edi Rama: Serbia s’ka fuqi që t’i prek asnjë fije floku Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 08 June 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ngritur shqetësimet e tij lidhur me situatën e krijuar në Kosovës.
Në këtë konferencë, ai ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën përfundimisht në vitin 1999 dhe më nuk e ka asnjë fuqi që t’i prek Kosovës asnjë fije floku, raporton Klan Kosova.
“Nuk ka kërcënim për Kosovën nga viti 1999, ai është vetën më mendjen e politikanëve në Kosovë dhe vetëm një mënyrë për të bërë politikë të brendshme”, ka thënë Rama.
“Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 1999 dhe nuk ka asnjë fuqi që t’i prek Kosovës asnjë fije floku. Këtë e di secili që e shikon skenën pa interesat elektorale brenda Serbisë apo Kosovës”.
Ndër të tjera, Rama ka bërë të ditur se i ka dërguar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Me Albin Kurtin nuk e kemi diskutuar dokumentin. Nuk është fati i Kurtit sot në lojë, është fati i Republikës së Kosovës si e tërë dhe natyrisht që unë dua vetëm suksesin e Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës”, ka theksuar ai.
“Por, nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia, por i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura e madhe është Kosova. Ky është shqetësimi im”, ka thënë Rama.
Më tej, ai ka uruar që dokumenti të cilin ua ka dërguar dy burrështetasve evropianë, thjeshtë të përkthehet në një mundësi për dialogun “pastaj aty e dinë vetë ata se çfarë marrin e çfarë nuk marrin”, siç ka thënë ai.
Të tjera
-
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive duhen të jenë kolegjiale brenda KQZ-së
Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se v...
-
Deri në katër orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Merdarja
Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi t...
-
Policia jep detaje për plagosjen me ạrmë zjạrri në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Dragodan ...
-
Ky është personi që u plạgos sonte në Dragodan
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Plagoset me ạrmë zjạrri një person në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Aksident trafiku në Vranjevc të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në lagjen Vranjevc, e njohur ndryshe ed...
-
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Cetinje
Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë s...
-
Pahor i bie pishman për ta pasuar Lajçakun, tregon arsyet
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor nuk ka aplikuar për pozitën e të dë...
-
Paqartësi rreth biletës ditore, deklarohen nga Trafiku Urban
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ditën e enjte njoftoi se qytetarët e kry...
-
Vdẹs kamermani i njohur kosovar, Fatmir Bajrami
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare ish-kameramani i RTP-së, kameramani i luftës n...
-
Krasniqi: Mërgata e gatshme të kontribuoj për fitoren e LDK-së
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, sot gjatë dit...
-
Dy të lënduar nga një aksident në Klinë, njëri nga ta po trajtohet në QKUK
Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugë...