Lajme

Edi Rama publikon fotografi krah presidentes Vjosa Osmani në New York

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 26 September 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga selia e BE në New York.

Fotoja siç shkruan Rama është shkrepur përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.

-Advertisement-

Edi Rama ndodhet prej ditësh në SHBA, ku fillimisht mori pjesë dhe foli në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara ‘Samiti për të Ardhmen’, me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”. Më pas mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera