Lajme

Edi Rama publikon foto me Vuçiqin, qytetarët e “bombardojnë” me komente

Autori: Islam Morina 23:17 | 28 July 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka publikuar disa fotografi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vigjilje të Forumit Ekonomik “Ballkani i Hapur”, që pritet të mbahet në Shkup.

Fotografitë e kryeministrit shqiptar Edi Rama, nuk u kanë pëlqyer aspak qytetarëve të shumtë që kanë shprehur mllefin e tyre ndaj Ramës me komente nga më të ndryshmet, shkruan Gazeta Infokus.

Komentuesit nuk kanë hezituar ta quajnë atë edhe tradhtar, sepse sipas tyre Rama po bashkëpunon me ministrin e Millosheviqit, i cili ka kryer gjenocid në Kosovë.

-Advertisement-

“Turp te qofte ore i pacipe Si mundesh tna e besh kete, Kur e din mbare Bota qfar Gjenocidi ka bere Ky Minister i Millosheviqit bre i paftyr…..tradhetar i Kombit je ti palaqo!” ka shkruar gjithë mllef njëri nga komentuesit e shumtë.

Kurse një tjetër e ka quajtur të dhimbshme kur shef shqiptarin e kapur në kurth nga kasapët e Ballkanit.

“E dhimbshme kur shef shqipetarin e madh te kapur ne kurth nga kasapet e Ballkanit”, ka shkruar një komentuese.

Komenti tjetër thotë se ky është gjunjëzim për shqiptarët.

“Me mire te thuhet “shqiptaret e gjunjezuar””, ishte komenti tjetër.

Për më shumë shikojeni postimin e plotë të kryeministrit Edi Rama dhe qindra komente nga ndjekësit e tij, të cilët nuk janë të paktë, pasi ai numëron mbi një milion fansa në rrjetin social Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera