Lajme

Edi Rama, publikon foto me Albinin nga aeroplanmbajtësja amerikane “Harry S. Truman”

Autori: Islam Morina 20:25 | 14 January 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë disa foto me ndjekësit e tij, me njërin nga shqiptarët e lindur në Florida të Amerikës, e cili shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”.

Rama ka thënë se i riu nga Durrësi që quhet Albin, Amerikën e ndjenë si shtëpi, ndërsa Shqipërinë e ka atdhe, shkruan Gazeta Infokus.

Nga fotot e publikuara nga kryeministri shqiptar shihet se ai së bashku me Albinin, ka realizuar foto në aeroplanmbajtësen amerikane që njihet edhe si perëndesha e oqeaneve “Harry S. Truman”.

-Advertisement-

“Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”🇦🇱❤️🇺🇸”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama./Gazeta Infokus/


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera