Lajme

Edi Rama njofton për takimin me kryetarin e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 25 March 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Rama, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar Abdixhikun “kryetar reformator”.

“Me kënaqësi zhvilluam sot një bashkëbisedim shumë të hapur e miqësor me kryetarin reformator të LDK, Lumir Abdixhiku dhe delegacionin nga Prishtina”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Ndërkaq, Abdixhiku tha se takimet me kryeministrin shqiptar janë gjithnjë të veçanta, derisa shtoi që me ftesë të tij ka qëndruar në vizitë në Tiranë.

“Me Edin biseduam për bashkëpunimin ndërpartiak; për punët e partive tona përpara, por mbi të gjitha, biseduam për nevojën e domosdoshme për bashkërenditje të ngushtë të politikave mes dy shteteve – sidomos në periudhën e tanishme nëpër të cilën regjioni po kalon. Shqipëria, vend i NATO-s, më shumë se vend fqinj i yni, ka shumë për t’i dhënë Kosovës; e Kosova, vend që aspiron NATO-n, ka shumë për të marrë nga Shqipëria”.

Prandaj, thotë Abdixhiku, përfaqësuesit politikë të të dy shteteve e kanë për obligim patriotik që këtë komunikim e këtë relacion ta mirëmbajnë në nivelet më të larta, më të afërta e më të qarta./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera