Lajme

Edi Rama nga aeroporti i qon të fala Thaçit, e quan vëlla e shqiptar të madh

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 18 April 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur vëlla që po i mungon, ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan Gazeta Infokus.

LEXO EDHE: Thaçi i bën të fala Edi Ramës nga Haga përmes Endritit

Rama para një numër të madh të ftuarëve, kur aeroplani i parë i Kompanisë “Air Albania”, ka bërë uljen e parë, ka thënë se Thaçi është një nga shqiptarët e mëdhenj që po i mungon.

-Advertisement-

“Me këtë rast dua të ndaj me ju se më mungon shumë sot, dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Dhe jam i bindur që edhe historia të tillë do ta konsideroj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve të mëdhenjë, jo se është, vëllai im. Po është vëllau im sepse është një prej shqiptarëve të mëdhenj. Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Rama nga aeroporti i ka dërguar përqafim dhe ka thënë se në muret e këtij gjendet edhe momenti kur Rugova e Thaçi i hapën rrugë procesit të çlirimit të Kosovës.

“Dhe prej këtu nuk e di a më ndjek, nuk e di a do të mund të më ndjekë por do të dëshiroja t’i qoja një përqafim dhe do dëshirojë t’i thosha që në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm i historisë shqiptare. Momenti kur Hashim Thaçi e Ibrahim Rugova të ulur së bashku i hapën rrugë procesit pa kthim të procesit përfundimtar të çlirimit të Kosovës.

Ndryshe sot aeroplani i parë i Kompanisë “Air Albania”, ka bërë uljen e parë në Aeroportin e ri Ndërkombëtar “Zayed, Flatrat e Veriut”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera