Lajme

Edi Rama nesër vizitë zyrtare në Kosovë, kjo është agjenda e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 26 September 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë nesër për një vizitë njëditore në Kosovë.

Rama viziton Kosovën pas kthimit nga SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Bashkë me Ramën do të jetë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar.

-Advertisement-

Vizita e Ramës zhvillohet pas ftesës së Kurtit, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

Agjenda e takimeve

09:10-10:40, takimi i dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve qeveritare;

10:50-11:30 takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin;

11:40-12:10, takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku;

12:20-12:50, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe me akademikun, Rexhep Qosja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera