Lajme

Edi Rama në Kosovë, nuk pritet të ketë takim me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 10 June 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron sot në një vizitë në Kosovë.

Ai në mëngjes është pritur në takim nga presidentja, Vjosa Osmani derisa gjatë ditës pritet të ketë edhe disa takime të tjera.

Mirëpo ai sërish nuk do të takohet me kryeministrin Kurti.

-Advertisement-

Bazuar në agjendën e kryeministrit Kurti, ai nuk do të takohet me Ramën, shkruan Gazeta Infokus.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Rama vie në Kosovë dhe nuk pritet në takim nga Kurti.

Megjithatë Kurti sot pritet të ketë një agjendë të ngjeshur. Do të ketë takime, vizita e edhe një seancë solemne të gjitha këto në nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ndërsa një ditë përplot takime e konferenca në Kosovë pritet ta ketë edhe kryeministri i Shqipërisë.

Rama, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Po ashtu sipas agjendës Rama, do të mik pritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.

Ndërsa më vonë ai do të marrë pjesë edhe në hapjen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera