Lajme

Edi Rama në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike, takon Boris Johnson-in

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 01 November 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me homologun e tij anglez, Boris Jonson në Konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26 që po mbahet në Glasgow të Skocisë.

Ai ka publikuar një facebook momentin kur është pritur nga Johnson. Glasgow ka hapur dyert për krerët e lartë të politikës nga e gjithë bota, të deleguarve, ekspertëve e organizatave aktive në mbrojtje të klimës.

Për dy javë të deleguarit, politikanët dhe ekspertët do të diskutojnë se si duhen zbatuar më tej objektivat për mbrojtjen e klimës, me qëllim që të arrihet synimi i kufizimit të ngrohjes globale deri në 1,5 gradë, arritja e të cilit po vihet fort në dyshim nga ekspertët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera