Lajme

Edi Rama krenohet me ushtarët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 27 November 2019

Edi Rama, kryeminisër i Shqipërisë në një status në facebook ka shprehur mirënjohjen e tij për ushtarët e FSK-së të cilët po ndihmojnë në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues.

Ai tha se kjo trupë meriton shumë mirënjohje sepse janë si një trupë e dalë nga një film amerikan i luftës mes së mirë dhe të keqes, shkruan gazeta inFokus.

“Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY.Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes – ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet”, shkruan ai.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se këta ushtarë janë produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës.

“Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës”, shkruan Rama.

Për kryeministrin e Shqipërisë kjo trupë do të lërë në kujtesën e tij shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor.

“Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera