Lajme

Edi Rama kërkon mbështetje për Linda Halimin/VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 09 May 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “facebook” ka uruar ditën e Evropës me këngën e Linda Halimit “ World”

Këngëtarja Linda Halimi me këtë këngë do ta përfaqësoj Shqipërinë këtë vit në Evrovizion, raporton infokusi.com

Rama gjithashtu ka kërkuar mbështetje për Lindën e cila do të paraqitet sonte në gjysmëfinalen ë parë të kësaj gare.

-Advertisement-

Postimin e plotë të Edi Ramës bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

“MIRËMËNGJES ?

dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017

Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera