Lajme

Edi Rama kërcënon mediat “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata”

Autori: Halil Berisha 12:54 | 02 December 2019

Javën e fundit shteti shqiptar u godit nga tërmete shkatërruese.

Nga kjo të vdekur mbetën rreth 50 persona e afër 1000 të lënduar, shkruan gazeta inFokus.

E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në disa raste gjatë këtyre ditëve ka gjetur kohë që të nervozohet edhe me mediat private.

Kjo pasi sipas tij po shpërndahen informata të rreme e që të cilat po shkaktojnë panikë.

Majde, në kuadër të kësaj edhe u arrestuan dy drejtues të faqes “Jeta osh Qef”, shkruan gazeta inFokus.

Por, si duket, Rama, ka prekur kulmin e nervozës së tij me mediat, saqë edhe në profilin e tij në Facebook, ka bërë një paralajmërim të rëndë për to.

“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”, ka shkruar Rama.

Veç këtij kërcënimi Rama për mediat dha edhe këshilla se si duhet të punohet.

“Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”.

“Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së zakonshme të një pjese të madhe të sferës suaj!”./Gazeta inFokus/

Të tjera