Lajme

Edi Rama: Kam marrëdhënie të mirë personale me Vuçiqin, herë pas here nuk pajtohemi

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 18 July 2022

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka folur për raportet e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Rama ka deklaruar se ka marrëdhënie të mira me Vuçiqin.

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë ‘e ashtuquajtura Kosovë’. Unë them shteti i pavarur i Kosovës. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar”, ka deklaruar Rama një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”.

-Advertisement-

Ndërsa ka folur për luftën në Ukrainë, Rama ka deklaruar se Beogradi nuk e mbështet në asnjë mënyrë luftën e Putinit.

“Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka një problem, pasi ekonomia e Serbisë është shumë e varur nga gazi dhe nafta ruse”, ka pohuar Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera