Lajme

Edi Rama i heq atletet në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 11 July 2018

Liderët botëror  janë mbledhur në Bruksel në Samitin e NATO-s. Mes tyre po qëndron edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan AktivPress.

Rama ka qenë i pranishëm gjatë ceremonisë pritëse nga shefi i NATO-s, aty ku ka qenë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Pas aterimit të helikopterëve të shteteve anëtare të Aleancës Veri-atlantike, përfaqësuesit shtetëror kanë bërë foto të përbashkët, pastaj janë ftuar të futen në ambientet e brendshme të ndërtesës.

-Advertisement-

Rama gjatë kësaj kohe ka ecur në hap me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Ndryshe nga herët e tjera, ai kësaj radhe nuk ka veshur atlete sportive.

Rama, mbase e ka ditur se në një samit ku është i pranishëm Trumpi, nuk mund të zgjojë vëmendjen e të tjerëve./AktivPress/

  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera