Lajme

Edi Rama flet edhe njëherë për raportet e ‘ftohura’ me Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 27 September 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së hënë ka vizituar Kosovën, ku është takuar me kryeministrin, Albin Kurti dhe liderët opozitar në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas kësaj vizite zyrtare në Kosovë, Rama, në mbrëmje është kthyer në Shqipëri, ku është i ftuar në ‘Top Channel’ për të diskutuar për takimet e tij në Kosovë.

Kryeministri shqiptar është pyetur edhe një herë për raportet e ‘ftohura’ me Albin Kurtin.

-Advertisement-

Ai ka thënë se nuk ka raporte të ftohura me Kurtin, ka veç mosdakordësi për ‘Ballkanin e Hapur’.

Me pas Rama ka treguar se mbledhja e radhës e të dy qeverive do të mbahet në Durrës.

“Marrëdhëniet e ftohta me Kurtin janë një sajesë mediatike, s’kam marrëdhënie të ftohta, dihet që kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur po përtej kësaj jemi në kontakt të vazhdueshëm. Na takonte të shkonte, tema sot ishte çuarja përpara e bashkëpunimit, rivijim i marrëveshjeve. Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre”, ka thënë Rama përballë analistëve në Top Channel.

Edi Rama vizitoi Kosovën me ftesën e Albin Kurtit, i cili priti kryeministrin shqiptar pas rizgjedhjes për herë të tretë në krye të Shqipërisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera