Lajme

Edi Rama e humb një mandat në këtë qytet, kaq mandate merr secili subjekt

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 27 April 2021

LSI ka arritur që të sigurojë një mandat tjetër. Bëhet fjalë për qytetin e Durrësit.

Tashmë Partia Socialiste ka humbur një mandat duke rënë në 72 në rang vendi deri më tani, ndërsa LSI ka fituar një mandat në qytetin e Durrësit duke shkuar në rang vendi në 6 mandate.

Parashikimi i motit për sot, paralajmërohen reshje shiu
PS vijon të jetë forcë e parë me një diferencë votash krahasuar me PD, ku deri më tani ka arritur që të marrë 49.82 % të votave, për t’u ndjekur nga PD me 41.60 %.

-Advertisement-

Kujtojmë se procesi i numërimit në Durrës nisi me 6 orë vonesë për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesve

Mandatet:

Partia Socialiste e Shqipërisë 72 mandate

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, 59 mandate

Lëvizja Socialiste për Integrim, 6 mandate,

Partia Socialdemokrate, 3 mandate

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera