Lajme

Edi Rama dekoron Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 18 December 2019

Këtë të mërkurë, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, u takua me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasanin.

Në këtë takim, ky i fundit, i solli Policisë së Kosovës një medalje nga Shqipëria, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Medalja e Artë për Vlerësim Profesional është e lëshuar nga Edi Rama si Kryeministër i shtetit shqiptar.

“Sot, më 18.12.2019, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin MEHMETI, priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Nait HASANI, i cili përcolli tek Policia e Kosovës ‘Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional’, të ndarë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi RAMA, për Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, motivacioni i kësaj medalje ëhstë përkushtimi i jashtëzakonshëm i Njësisë Speciale Operative të PK-së pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Për përkushtimin e jashtëzakonshëm në kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe për vetëmohimin e treguar nga secili prej pjesëtarëve të njësisë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, në kushte profesionale dhe njerëzore ekstreme”, thuhet në medaljen për vlerëim profesional./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera