Lajme

Edi Rama bllokon Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 27 September 2021

Ardhja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë ka bërë që një pjesë e rrugëve të Prishtinës të bllokohet.

Avokati, Aranit Koci, i cili ka thënë se 40 minuta është duke pritur në hyrje të lagjes “Arbëria” apo siç njihet Dragodan, shkruan Gazeta Infokus.

“Edi Rama sot e ka bllokuar gjysmën e Prishtinës. Më shumë se 40 minuta po pres në hyrje të Dragodanit, i bllokuar prej policisë, me kalu eksorta e kryeministrit të Shqipërisë. Si duket, kjo është joprofesionalizëm i policisë por edhe mungesë e dijës në planifikim”, ka shkruar ai

-Advertisement-

Ai ka kërkuar nga policia të paktën të informojë për një bllokim të tillë.

“Pse ka nevojë njerëzit me u vonu në punë, për shkak tē vizitës së një politikani?Së paku është dashur që policia të na informoj mbrëmë për bllokimin e rrugëve, në mënyrë që t’i shmangemi qendrës”, ka thënë Koci.

Bllokim të rrugëve ka edhe në Bregun e Diellit në drejtim të qendrës së qytetit.

E po ashtu edhe në rrugën ku gjendet selia e AAK-së

 

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Edi Rama do të qëndrojë në vizitë një ditore në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera