Sport

Edhe yllit të Chelseat i la mbresë Kosova – ja çka thotë për atmosferën në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 18 November 2019

Mikpritja jashtëzakonshme që i ka bërë Kosova kombëtares së Anglisë vazhdon të bëjë bujë në mediat britanike.

Pas Maguires e Chilwellit tani edhe ylli i Chelseat, Mason Mount ka pasur lëvdata për atmosferën në “Fadil Vokrri” dhe jashtë tij.

Në një prononcim për ‘Evening Standard’ ai ka thënë se ishte e mrekullueshme të përjetonte një atmosferë të tillë, duke e cilësuar si një nga mbrëmjet më të mira.

-Advertisement-

“Ishte e mrekullueshme për ne të ishim në një atmosferë të tillë. Ishte një mbrëmje fantastike, shumë freskuese”, u shpreh Mount.

Kurse Evening Standard shkruan se kjo ishte një nga mikpritjet më të ngrohta, me folësin në stadium që falënderoi Anglinë për ndihmën që i dha Kosovës më 1999 në çlirimin e saj, derisa tifozët kosovarë mbanin flamurin e Anglisë gjatë intonimit të himnit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera