Lajme

Edhe Vuçiqi takohet me Borrellin e Lajçakun, u kërkon formimin e Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 11 November 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar sot me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Infokus.

Vuçiq tha se në këtë takim është folur për situatën aktuale në Kosovë.

Gjithashtu, ai tha se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e marra që sipas tij kanë të bëjnë më formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

-Advertisement-

“Theksova se është me rëndësi të madhe që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare të BE-së të qëndrojnë me qëndrimin e vendosur që Prishtina më në fund të fillojë të përmbushë obligimet e saja, që para së gjithash ka të bëjë me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe gjë që në praktikë do të kishin treguar përkushtimin e pretenduar për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha pyetjeve të hapura”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.

Derisa tha se kanë rënë dakord që të ulen tensionet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera