Edhe Vitia refuzon të përgjigjet në pyetjet e opozitës
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 06 October 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka refuzuar që të përgjigjet sot në pyetjet parlamentare të parashtruara nga opozita, në shenjë revolte për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ai refuzoi që të përgjigjet në një pyetje parlamentare të parashtruar nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
“E nderuar deputete, kemi qëndrim dhe kam qëndrim edhe timin që për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, deri të votohen marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të përgjigjemi në pyetjet të cilat do t‘i bëni nga deputetët që nuk i kanë votuar këto marrëveshje”, tha ai.
Ndaj kësaj deklarate, Kadrijaj tha se Qeveria nuk mund ta shantazhojë opozitën në këtë mënyrë.
“Tash e paski shpik një procedurë tjetër. Dje the që për shkak të procedurave nuk ke mundur që të sigurosh barnat për kancerin e gjirit, tash e paske shpik një procedurë të re. Ju lumtë sepse edhe ashtu kjo Qeveri është më jo transparente në raport me publikun, me pacientët, opozitën dhe faktorët ndërkombëtar. Bëni çka doni sepse e keni gjet një rrugë, e me shantazhimet e juaja nuk mundeni me na kushtëzua”, ka thënë Kadrijaj.
Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
































