Edhe vëllai i deputetit pre e mashtrimit për pushime ‘përrallore’ në Turqi
Autori: Gazeta inFokus
09:45 | 27 August 2018
Valentin Quni, vëllai i deputetit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës Anton Qunit, është njëri nga viktimat e kompanisë mashtruese “Vol Travel” nga Gjilani. Ky dhe plot qytetarë të tjerë kanë paguar aranzhime me çmime të lira për t’i kaluar pushimet verore në bregdetin turk, por kompania në fjalë ua ka marrë atyre më shumë se 80 mijë euro dhe nuk u ka ofruar shërbime fare, shkruan Gazeta “Zëri”.
Të joshur përmes ofertave të lira për t’i kaluar pushimet verore në bregdetin turk shumë qytetarë nga e gjithë Kosova kishin rezervuar aranzhimet në kompaninë nga Gjilani “Vol Travel”, e cila në vazhdimësi promovonte çmime thuajse 50% më të lira sesa kompanitë e tjera që operojnë në vendin tonë. Por, në momentin kur ata është dashur të fluturojnë drejt Turqisë nga personeli i aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë mësuar se rezervimet e tyre ishin bërë vetëm në letër, ku edhe janë detyruar të kthehen më pastaj në shtëpi dhe më pas të paguajnë edhe një herë shuma të konsiderueshme të mjeteve për të udhëtuar drejt Turqisë.
Pas ankesës së qytetarëve Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kishte nisur hetimet ndaj kompanisë në fjalë e ku edhe përfaqësuesi i saj Granit Leka kishte mbyllur zyrat dhe për disa ditë kishte ikur nga Kosova. Por, në momentin e kthimit ai është arrestuar nga Policia, ku edhe është duke u mbajtur në paraburgim.
Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, thotë se disa qytetarë janë lajmëruar në stacionin policor në Gjilan që kanë dëshmuar se janë viktimë e kompanisë në fjalë. “Janë 2-3 qytetarë që kanë hapur rast në stacionin policor”, ka thënë Hashani për gazetën “Zëri”. Edhe kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku ka konfirmuar se disa qytetarë kanë rënë viktime e kësaj kompanie, mirëpo siç ka thënë ai gjatë tri javëve të fundit është në pushim vjetor dhe nuk ka shumë informacione të detajizuara rreth rastit në fjalë.
“Të hënën (sot) u jap informacione më të hollësishme rreth rastit në fjalë”, ka thënë kryeprokurori Maloku nëpërmjet telefonit.
Quni kishte paguar 3300 euro
Nga viktimat e kompanisë mashtruese “Vol Travel” është edhe Valentin Quni, vëllai i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Qunit.
I kontaktuar nga gazeta “Zëri” Quni konfirmon se është njëri nga viktimat e shumta të kompanisë mashtruese. Ai tregon se për ofertën joshëse për t’i kaluar pushimet verore në Turqi kishte mësuar përmes ofertave të prezantuara në rrjete sociale. Ai tregon se kur ka parë ofertën ka kontaktuar përmes telefonit në numrin e shfaqur në ofertë, ku në fillim ka kërkuar të dijë nëse oferta në fjalë është ende valide. “Kam biseduar me një djalë, të cilin e pyeta se a ka vende të lira në ofertën që ai ka prezantuar. Ai menjëherë ma konfirmoi se ka vende të lira, ku unë kërkova nga ai që t’i rezervojë 9 vende të lira, atij i thashë se paratë po ia dërgoj përmes llogarisë bankare. Mirëpo ai më tha se paratë duhet t’i jepen në dorë”, rrëfen Quni.
Ai më tutje thotë se për disa ditë nuk iu lajmërua fare, derisa pas një kohe ai sërish tregoi se e ka marrë në telefon personin tashmë të arrestuar. “E thirra sërish dhe e pyeta nëse kanë mbetur vende të lira. Ai më tha se më lajmëron pas pak. Pas nja 2 orësh më thirri në telefon tha se ka vende të lira, por është obligative që pagesa të kryhet sot. Unë pas telefonatës shkova në Gjilan tek ai në zyre, ku aty pashë edhe prindërit e tij. Ai nisi t’i plotësojë biletat dhe më tha që duhet pak kohë. Unë dola jashtë zyrës dhe ika të ha bukë. Kur u ktheva ai kishte kryer të gjitha procedurat. Unë ia pagova 3300 euro për 9 persona”, rrëfen më tutje Quni për gazetën “Zëri”.
Pagoi dy herë pushimet
Më tutje Quni tregon se së bashku me familjen e tij ishin bërë gati për të udhëtuar drejt Turqisë, por që në momentet e fundit ai ka mësuar se ka rënë viktimë e kësaj kompanie. “Ishim duke pritur në radhë, por kur na erdhi radha aty e kuptuam nga personeli i Aeroportit që biletat tona figurojnë vetëm në letër. Menjëherë tentova të kontaktoj me personin që ia kam dhënë paratë, ai kishte shlyer ‘Viber’-in dhe kishte ndalur telefonin. Provova edhe disa numra të tjerë, kur më vonë m’u lajmërua nëna e djalit, e cila ma tha se është tejet e shqetësuar se nuk ka informata se ku ndodhet djali i saj. Unë i thashë që ne kemi mbetur në Aeroport, por asaj nuk i bëri përshtypje kjo gjë”, tregon më tutje Quni.
Ai më tutje thotë se ka shkuar edhe në Gjilan, por atë nuk e ka gjetur në zyrën e tij, ku dhe më pastaj është lajmëruar në Polici, ku ka treguar se ka rënë viktimë e kësaj kompanie mashtruese.
Quni më tutje tregon se përveç tij edhe shumë qytetarë të tjerë kanë rënë viktimë e kësaj kompanie mashtruese. “Disave ua ka marrë të gjitha paratë dhe nuk i ka dërguar fare në Turqi, disave ua kishte marrë paratë, atyre ua ka paguar vetëm biletat e avionit, por jo edhe hotelin, disave ua ka marrë paratë dhe ua ka paguar hotelin për një ose dy net. Kishte raste të ndryshme të mashtrimeve. Pas gjithë këtyre mundimeve jam detyruar të paguaj edhe një herë pushimin”, ka deklaruar më tutje ai.
Gazeta ka provuar të kontaktojë në numrin e telefonit të kësaj kompanie, por edhe pas disa përpjekjesh kontakti më ta ka qenë i pamundur.
Dëmi, mbi 80 mijë euro
Jozyrtarisht nga burime brenda Policisë thuhet se dëmi që u është shkaktuar qytetarëve dyshohet se është mbi 80 mijë euro, por duke u bazuar në deklaratat e qytetarëve shuma e dëmit rezulton të jetë shumë më e madhe.
Para arrestimit të Granit Lekës Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kishte njoftuar përmes një komunikate për medie se është duke i trajtuar disa ankesa të qytetarëve të Kosovës, të cilët kishin bërë aranzhime turistike për verën e vitit 2018 në agjencinë turistike “Vol Travel” me seli në Gjilan. “Këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga agjencia e lartpërmendur, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë bërë aranzhime turistike me agjencinë në fjalë e të cilat aranzhime nuk janë realizuar të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë”, thuhej në komunikatën e Policisë.
Aty më tutje Policia e Kosovës kishte paralajmëruar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të përfshirë në raste të tilla të mashtrimeve, ku dhe njëkohësisht ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin e këtyre rasteve.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...































