Lajme

Edhe tre raste të vdekjes nga COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 24 February 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka konfirmuar edhe tre raste të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së, numri total i personave që kanë vdekur nga virusi është 1 mijë e 582 raste.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç)’, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera