Sport

Edhe tifozët ultras të PAOK, solidarizohen me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 27 November 2019

Të gjithë solidarizohen me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Në ndihmë personave të dëmtuar nga kjo fatkeqësi natyrore shumë e rëndë kanë vendosur t’u vinë edhe tifozët e një skuadre që askush se priste Paokut të Selanikut.

“Tifogrupi Toumba po mbledh gjëra për të ndihmuar Shqipërinë dhe misioni i grumbullimit zgjat deri të enjten. Të nevojshme janë veshmbathje, ushqime, pije dhe trajtime mjekësore”, shkruan tifogrupi.

“Le të bashkohemi të gjithë me tifogrupin Toumba për të ndihmuar Shqipërinë. Të jemi bashkë, e bëjmë botën më të mirë”, shkruan klubi grek./SS/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera