Lajme

Edhe tetë persona të prekur me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 26 March 2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë, duke çuar në 89 numrin e të infektuarve, shkruan Gazeta inFokus.

Të dashur qytetarë,

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

-Advertisement-

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera