Lajme

Edhe taksitë për Fushë Kosovë shtrenjtojnë biletën

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 02 November 2021

Rritja e çmimeve të biletave të udhëtimit për në qytete të ndryshme të Kosovës ka prekur edhe taksitë që udhëtojnë nga Prishtina për në Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Disa prej këtyre taksive tashmë kanë filluar të ngritin çmimet sipas dëshirës. Nga 50 cent sa ishte deri më tash disa e kanë ngritur çmimin në 70 cent e të tjerë edhe në 1 euro.

Derisa për Gazetën Infokus udhëtarë të kësaj pjese kanë thënë se ka edhe të tillë që po vazhdojnë punën me çmimin e deritashëm.

-Advertisement-

“70 centë mi ka marrë dje dhe kam shkuar vetëm deri të ‘Jumbo’ në Fushë Kosovë nga rrethi. Ka edhe të tillë që po marrin nga 1 euro por edhe ata që po vazhdojnë punën me 50 cent si deri më tash. Është bërë një mix”, ka thënë një banore e Fushë Kosovës.

Kujtojmë se deri më tash çmimi i këtyre taksive për udhëtim Prishtinë – Fushë Kosovë ka qenë 50 cen vetëm 10 cent me shtrenjtë se trafiku urban./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera