Lajme

Edhe stafi i Universitetit të Prishitnës ofron ndihmë për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 29 November 2019

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se ka ofruar ndihmë në Shqipëri përmes kapaciteteve të këtij universiteti.

Atje kanë shkuar disa nga profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Fakultetit të Arkitekturës për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve në momentet e para pas tërmetit.

Ata kanë vepruar dhe kanë ndihmuar në koordinim me menaxhmentin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.

-Advertisement-

Nga vizita një ditore në zonat e prekura nga tërmeti ata kanë vendosur që do të marin pjesë në vlerësimin profesional të objekteve ndërtimore të dëmtuara.

Ndihmë ka ofruar edhe Departamenti i Psikologjisë.

“Në anën tjetër, ndihmë ofroi edhe Departamenti i Psikologjisë, profesorët e së cilit kanë realizuar një trajnim intenziv një ditor, me qëllim të përgatitjes së psikologëve për ofrim të mbështetjes psiko-sociale dhe këshillimit për të gjithë personat e zhvendosur nga Shqipëria në ish-kampin e KFOR-it. Profesorët dhe studentët tanë do të luajnë një rol aktiv në procesin e ofrimit vullnetar të mbështetjes psiko-sociale dhe këshillimit.  Ata do të ofrojnë mbikëqyrje dhe trajnim të vazhdueshëm profesional për ekipet mobile të studentëve dhe profesionistëve të shëndetit mendor të Prizrenit, që do të ofrojnë shërbime në terren, thuhet në komunikatën e UP-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera